TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Dhjetor 2023, 10:05

Princ Leka dhe Elia Zaharia drejt divorcit, princesha përfiton gjysmën e pronës

Shkruar nga Pamfleti

Princ Leka dhe Elia Zaharia drejt divorcit, princesha përfiton gjysmën

Martesa mes Princeshë Elias dhe Princ Lekës mori fund kohë më parë, por tani duket se edhe divorci është i pashmangshëm.

Kujtojmë se çifti u fejua në Paris në vitin 2010 dhe Elia ka rrëfyer gjatë një interviste se njohja me princin ka qenë arsyeja kryesore pse ajo është rikthyer në Shqipëri.

Në vitin 2016 Elia dhe Princ Leka u martuan në një ceremoni që mori vëmendjen e gjithë vendit dhe jo vetëm. 4 vite më vonë erdhi në jetë bekimi i parë dhe duket se i vetëm për çiftin, vajza e tyre Geraldina.

Ishte pikërisht ditëlindja e 3-të e vajzës së tyre që vuri në pah distancën mes Elias dhe Princit. Në fakt, daljet publike të çiftit në krah të njëri-tjetrit mungojnë prej rreth 2 vitesh.

Ndërkohë mësohet se  për vajzën e tyre Geraldina, do të vijojnë të kujdesen në mënyrë të barabartë. Madje Princi dhe Princesha janë parë së bashku në një qendër tregtare bashkë me vajzën, për të psonisur pikërisht për të voglën Geraldina. Si Elia po ashtu dhe Princi kanë kërkuar që asnjë rutinë e saj të mos cënohet dhe mos e ndjejë aspak divorcin e prindërve të saj.

Por divorci nuk do të privojë Elia Zaharina nga trashëgimia pronësore e Familjes Zogu, pasi ajo do të marrë pjesën e saj.

 

divorc princ leka elia zaharia

Lini një Përgjigje