
Primo Shllaku, i ftuar në “E diell”, foli për jetën e tij por preku pak edhe atë të aktores së madhe Tinka Kurti. Ai tregon se babai i tij vinte në skenë, skena teatrale të mëdha në Teatrin Migjeni, disa që, sipas tij ende mbahen mend.
Një nga këto shfaqje është edhe ajo sovjetike e vitit 1958, ku rolin kryesor e ka luajtur Tinka Kurti, një rol të cilin Shkallu e quan revolucionar për shoqërinë, sepse ajo kërceu mbi tavolinë, duke ekspozuar këmbët. “Ky moment- thotë shkrimtari-, ishte kulminant edhe për karrierën e saj”.
“Sepse për herë të parë në një skenë teatri shqiptar, për një publik shumë të ngushtë nga pikëpamja e tolerancës, aktorja Tinka Kurti hipën sipër tavolinës dhe kërcen me këmbët përjashta. Ishte pjesa e tillë, babai insistoi që shfaqa të vihej pikë për pikë si ta kishte shkruar autori. Ajo theu dyert, Tinka ka qenë në kulmin e rolit të saj, nuk e kam parë në një rol më femëror dhe më sensuale se aty”, tha Primo Shllaku.
Lini një Përgjigje