
Reperi i njohur Ledri Vula, teksa ka dhënë një intervistë, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale.
Mirëpo ajo që ra mjaft në sy ishte një përgjigjje që artisti dha kundrejt një pyetje pikante.
Teksa u pyet nga moderatorja Arbana Osmani nëse ka fjetur me ndonjë fanse, reperi u përgjigj se e ka bërë por nuk preferoi të ndante detaje të tjera.
Arbana: “Kush ka qenë ajo vajza Ledri?”
Ledri: “Ca të të thotë vëllai jot ty tani,” tha ai duke qeshur.
Kjo përgjigje e tij u prit me humor nga moderatorja e cila shtoi se mendon që “çdo vajzë që Ledri ka fjetur ka qenë një fanse e tij” dhe se reperi e pohoi këtë në njëfarë mënyre duke thënë “ashtu është”.
Ndër të tjera reperi ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për ndarjen nga partnerja e tij Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë, Poin.
Lini një Përgjigje