TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Tetor 2024, 10:30

Po i vjen fundi? Elton John: Nuk ka mbetur shumë nga unë

Shkruar nga Pamfleti

Po i vjen fundi? Elton John: Nuk ka mbetur shumë nga unë

Sir Elton John ka bërë shaka se “nuk ka mbetur shumë” prej tij pas problemeve të tij të ndryshme shëndetësore.

Legjenda e muzikës 77-vjeçare, i cili u tërhoq nga turneu verën e kaluar pasi mbaroi turneun e tij botëror Farewell Yellow Brick Road, iu referua organeve të ndryshme dhe pjesëve të tjera të trupit që ai kishte hequr, ndërsa falënderoi të gjithë për mbështetjen e tyre gjatë viteve.

Duke folur pas shfaqjes së Elton John: ‘Never Too Late’ në Festivalin e Filmit në Nju Jork, ai tha: “Të jem i sinqertë me ju, nuk ka mbetur shumë prej meje. Nuk kam bajame, adenoidë apo apendiks. Nuk kam prostatë. Unë nuk kam një kofshë të djathtë, as gjurin e majtë, as gjurin e djathtë.”

 

elton john fundi

Lini një Përgjigje