TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Dhjetor 2024, 15:43

Plas debati mes Milaim Zekës dhe Olta Gixharit; harrojnë banorët, merren me njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti

Plas debati mes Milaim Zekës dhe Olta Gixharit; harrojnë banorët,

Milaim Zeka dhe Olta Gixhari shpesh nuk pajtohen me mendimet e njëri-tjetrit në spektakël.

Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3 në Prime-n e natës së djeshme (e hënë) nuk janë pajtuar në një debat.

Ka qenë Milaimi që i doli në mbrojtje Drilonit në një debat me Drenushën, gjë që nuk i pëlqeu Oltës.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 tha që kjo nuk shkon, pasi ndryshe është me meshkuj e ndryshe me femrat e shtëpisë.

Milaimi më pas reagoi ashpër duke thënë: “Nuk je këtu për të komentuar fjalët e mia, komentet e mia, por të atyre brenda”.

Veç atyre brenda, një përplasje e madhe u shkaktua edhe në studio.

Në Big po vazhdojnë situatat e ndryshme mes konkurrentëve e debate të shumta.

milaim zeka olta gixhari

Lini një Përgjigje