TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Shkurt 2025, 18:37

Përplasje, surpriza dhe hyrje të reja, çfarë pritet të ndodhë sonte në "Big Brother Vip"

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje, surpriza dhe hyrje të reja, çfarë pritet

Pas Prime-t të fundit, në shtëpi ka pasur përplasje dhe dashuri, ndjenja dhe zhgënjime…

Me një takim emocionues dhe shumë surpriza në prag të Pavarësisë së Kosovës, si dhe katër banorë të rinj i bashkohen sonte shtëpisë së "Big Brother Vip".

Lajmi është bërë i ditur nga producentja Sara Hoxha, e cila ka ndarë një pjesë nga skaleta e spektaklit të sotëm në InstaStory, duke lënë të kuptohet se hyrje të reja do të tronditin lojën.

Përplasje, surpriza dhe hyrje të reja, çfarë pritet

Mungesa e disa banorëve si pasojë e daljeve të shumta me zarfa të zi dhe dorëheqjeve të papritura, duket se ka shtyrë produksionin që të sjellë fytyra të reja për të rritur konkurrencën dhe emocionet brenda shtëpisë.

Ende nuk dihet se cilët do të jenë katër banorët e rinj, por publiku mezi pret të shohë se si hyrjet e reja do të ndikojnë në ekuilibrat dhe strategjitë e lojës.

 

 

Lini një Përgjigje