TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Mars 2026, 10:02

Përplasja e Rogertit me Mateon, reagon Xheneta: Me përmend motrën e dikujt tjetër me atë gjuhë, nuk është lojë

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja e Rogertit me Mateon, reagon Xheneta: Me përmend motrën
Xheneta

Një debat i tensionuar është regjistruar së fundmi mes Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë përplasjes, Rogerti i ka përmendur Mateos motrën, një veprim që ka nxitur kritika si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Lidhur me situatën ka reaguar ish-banorja Xheneta Fetahu, e cila e ka cilësuar episodin si të papranueshëm.

"Kjo nuk ishte lojë. Me përmend motrën e dikujt me atë gjuhë është niveli më i ulët, jo strategji", ka shkruar ajo.

Në reagimin e saj, Fetahu shtoi: "Kur prek dinjitetin e një femre që s'është pjesë e lojës, ke kaluar çdo vijë. Çudi si s'pati reagim nga VIP-at jashtë e t'i japin zë kësaj çështje".

Ajo vlerësoi gjithashtu qëndrimin e Mateos gjatë debatit. "Respekt për Mateon që u përmbajt", tha mes të tjerash.

 

Lini një Përgjigje