TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Tetor 2025, 13:05

“Përgjithmonë goca e babit”, Kejsi Medini rrëfen jetën me Sabianin: Nuk jetojmë dot pa njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti

“Përgjithmonë goca e babit”, Kejsi Medini rrëfen

Vajza e Sabianit, Kejsi Medini ka rrëfyer shumë për jetën personale, biznesin e saj të ri dhe si është të jesh vajza e një këngëtari.

-Si është të jetosh me babin në moshën që je ti? Se shumë vajza ndoshta zgjedhin të jetojnë më vete, ndërkohë që ti jo. Ke preferuar të jetosh me babin.

Është shumë qejf. Shumë bukur. Më pëlqen. Tani për momentin po dal pak vetëm dhe nuk e di se si ai do ta marrë se e shoh që është mërzitur pak. Po gjithsesi dhe shtëpinë tjetër që kam marrë e kemi as dy minuta larg njëri-tjetrit. Nuk rrimë dot ne pa njëri-tjetrin. E kemi shumë të vështirë.”

 -A ke pasur ndonjëherë debat me babain për stilin tënd të jetës apo të artit?

Ne nuk kemi debate të tilla në familjen tonë. Edhe në stilin e jetës e kemi shumë të njëjtë. Pothuajse është e njëjtë, sepse ne jetojmë të dy. Domethënë edhe kafen e mëngjesit e pijmë bashkë. Planet gjatë ditës i bëjmë bashkë.

-Pra ti jeton me Sabianin?

Po për momentin. Po.

 -Është Sabiani nga ata baballarë të cilët në momentin që ti del me një djalë dëshiron që ta takojë? Këtu po i referohem pak situatës që ishte në Big Brother.

Është komplet diçka ndryshe. Aty kemi qenë para kamerave, një Shqipëri e tërë duke parë ndërsa në jetën tonë reale është komplet ndryshe. Sepse normalisht ai person që do vijë, do takojë babain tim do jetë burri im i ardhshëm. Se s’mund të takoj tani ndoshta unë nuk kam patur shumë dalje me meshkuj, por dy tre takime që mund të kem patur, po babi ka qenë dijeni patjetër. Por jo që i ka takuar normalisht.
Unë dua ta kthej shumë mirë përgjigjen se babi do më vrasë.”

keisi sabiani

Lini një Përgjigje