TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Korrik 2023, 09:49

Partnerja e Vis Pupës: Kur u fut në BBV kuptova sa më ka duruar

Shkruar nga Pamfleti

Partnerja e Vis Pupës: Kur u fut në BBV kuptova sa më ka duruar

Elvis Pupa u rikthye këtë vit në vëmendje të publikut shqiptar, me pjesëmarrjen e tij në “BBV2”. Edhe pse në publik u duk sikur ishte dakord, bashkëshortja e aktorit tregon se ka pasur vështirësi të qëndronte pa Visin për një periudhë relativisht të gjatë.

Në një intervistë për “Pushime on Top” Belinda Pupa tha se e përjetoi shumë keq, pjesën e largësisë nga ai, edhe pse mund ta shihte 24 orë nga ekrani i televizorit.

“Faktikisht është ai që më ka përgatitur mua, iu mbush mendja për ta bërë dhe në momentin që e vendosi, suporti im ishte maksimal. S’kisha asnjë frikë për të, me thënë të drejtën. Ashtu siç e kam menduar, jam lumturuar se e kam njohur më shumë partnerin. Madje i kam kërkuar dhe falje, e i kam thënë “obobo sa më paske duruar mua,”-u shpreh partnerja e Visit.

elvis pupa bashkeshortja

Lini një Përgjigje