TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Korrik 2023, 09:36

‘Fëmija sigurisht që do vijë’, Armina flet për zgjerimin e familjes

Shkruar nga Pamfleti

‘Fëmija sigurisht që do vijë’, Armina flet për

Armina Mevlani pyetet shpesh rreth planeve të zgjerimit të familjes. Ajo dhe partneri i saj Shkëlzen Berisha kanë 10 vite së bashku dhe shumë janë të mendimit se ka ardhur koha të kenë një fëmijë së bashku.

Armina Mevlani ka folur së fundmi për emisionin “Pushime on Top”, në lidhje me planet familjare dhe se kur pret të bëhet nënë.

Eni Shehu: Një fëmijë kur do e bësh?

Armina Mevlani: Po dhe fëmija sigurisht që do të vijë

Eni Shehu: Në plane të afërta?

Armina Mevlani: Kur të jetë, kur të ndodhë, thjesht presim. Ma bëjnë shumë këtë pyetje, unë po punoj, po shijoj marrëdhënien, kur të vijë fëmija do të jetë një lumturi ekstra.

Mevlani tha se nuk kanë ndryshuar shumë gjëra nga martesa, pasi kishin një lidhje prej 10 vitesh, vetëm se marrëdhënia është përforcuar akoma më shumë.

“Asgjë, ne kishim 10 vjet bashkë, dhe jetojmë në një shtëpi prej 8 vitesh. Thjesht marrëdhënia duke ecur maturohet, respekti shtohet, dimë se çfarë do njëri dhe se çfarë do tjetri dhe jemi bërë si shokë të ngushtë se çdo gjë e flasim me njëri-tjetrin. Mendoj se evolon për mirë, kur të dy dinë si ta trajtojnë,”-tha ajo.

armina mevlani femije

Lini një Përgjigje