
Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, festoi ditën e djeshme ditëlindjen dhe surprizat për të nuk kanë fund.
E gjitha dita për këngëtarin ka qenë e mbushur me urime nga mijëra fansat e tij. Mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale kanë qenë aq të shumta, sa ai ka arritur të thyejë një rekord në “Twitter”.
Hashtagu #hbdluiz (Gëzuar ditëlindjen Luiz) është përdorur 105 mijë herë në më pak se 24 orë, duke thyer kështu rekord në Shqipëri dhe Kosovë.
“Faleminderit të gjithëve. Zoti ju bekoftë”, shkruan Luizi pasi mësoi lajmin e bukur për të.

Megjithatë, dhuratën më të veçantë, Luiz Ejlli e mori nga partnerja e tij, Kiara Tito. Sapo akrepat shënuan, 00:00, moderatorja e mori bashkëshortin e saj në një ambient romantik të mbushur me trëndafila të kuq dhe i uroi 38-vjetorin.
Lini një Përgjigje