TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Korrik 2023, 13:59

Maestro kundër Luizit dhe në krah të Deas: Goja të mos flasë përpara mendjes

Shkruar nga Pamfleti

Maestro kundër Luizit dhe në krah të Deas: Goja të mos

Luiz Ejlli dhe Dea Mishel kanë qenë në qendër të mediave gjatë javës që kaloi për shkak të ofendimit që u bë në koncert nga ana e këngëtarit. E mesa duket Armaldo Kllogjeri nuk do e lërë këtë moment pa komentuar e pa hedhur “një shashkë” nga ato të vetat në mediat sociale.

Ai ka publikuar një foto ku shkruan:

“Sa mirë do ishte sikur mos të fliste goja para mendjes”.

Dukshëm ironi për Luizin, duke zgjedhur të mbajë anën e Deas.

Kujtojmë se Maestro dhe Luizi së fundmi janë përfolur për një krisje të raportit pasi kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami. Gjithsesi, asnjëri prej tyre nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur.

maestro

Lini një Përgjigje