TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Nëntor 2023, 11:22

‘Paranojake.., ti je 37-vjeç e pamartuar’, mes Edonës dhe Vesës ‘plas’ sherri në BBVK2

Shkruar nga Pamfleti

‘Paranojake.., ti je 37-vjeç e pamartuar’, mes Edonës

Nuk kanë fund debatet në ‘Big Brother Vip Kosova2’. Edona dhe Vesa janë përplasur ashpër ndërsa mes vajzave nuk kanë munguar as ofendimet.

Debati ka ndodhur në prezencën e banorëve të tjerë të cilët janë përpjekur t’i qetësojnë ato, por më kot. Edhe pse nuk është e qartë ende sesi nisi, debati mes vajzave degradoi në ofendime të rënda. Në një moment Edona i tha Vesës “nëse thua edhe një herë ta thyej kokën, ta thyej unë ty”.

“Ti je paranojake, normal që nuk ke burrë”, i tha Edona.

Ndërsa, Vesa iu kundërpërgjigj duke i thënë se Edona është “37 vjeç dhe ende është e pa martuar”. Gjatë debatit Edona ka shpërthyer në lot pas deklaratës që Vesa bëri për familjen.

“Shyqyr kam familje, jo si ti. Unë kam edukim, jo si ti”, ishte deklarata e Vesës drejtuar Edonës.

Pas debatit të ashpër kanë ndërhyrë edhe banorët e tjetër për t’i qetësuar të dyja vajzat.

 

edona james sherr vesa vllasaliu

Lini një Përgjigje