TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Korrik 2024, 12:15

Pamje shokuese/ Reperja Bhad Bhabie publikon videon ku dhunohet nga babai i vajzës së saj, më pas e fshin

Shkruar nga Pamfleti

Pamje shokuese/ Reperja Bhad Bhabie publikon videon ku dhunohet nga babai i

Reperja e njohur Bhad Bhabie ka shqetësuar ndjekësit duke postuar disa pamje tronditëse në Instagram. Në video shfaqet reperja dhe ish-i dashuri i saj, Le Vaughn, teksa ky i fundit e dhunon fizikisht.

Videoja e bërë më 30 qershor, tregon Le, gjithashtu babain e vajzës së saj të vogël, duke e shtrirë reperen në tokë. BB postoi gjithashtu foto që tregonin atë me sy të nxirë e të fryrë dhe mavijosje në fytyrë.

Videot dhe fotot më pas janë fshirë nga llogaria e saj në IG. Bhad Bhabie dhe Le i kishin dhënë fund lidhjes së tyre në maj.

Ajo shkroi në një postim tashmë të fshirë: Ky burrë mendon se do të ma marrë vajzën time nga unë!!! Thuaj çfarë të duash, por të marrësh fëmijën tim është çmenduri.

Reperja solli në jetë vajzën e tyre Kali në muajin mars.

Pamje shokuese/ Reperja Bhad Bhabie publikon videon ku dhunohet nga babai i

bhad bhabie dhune partneri

Lini një Përgjigje