TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Maj 2023, 08:15

Pak ditë para finales, Luiz Ejlli tregon sa herë ka dashur të largohet nga Big Brother VIP

Shkruar nga Pamfleti
Pak ditë para finales, Luiz Ejlli tregon sa herë ka dashur të

Këngëtari Luiz Ejlli ka zbuluar ditën e djeshme se ka dashur që të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dy herë. Teksa ndodhej në dhomën e gjumit, Efi Dhedhes e pyeti se ‘sa herë ke dashur që të ikësh?”.

Këngëtari i njohur fillimisht tha “1 herë”, por pastaj tha se edhe kur është eliminuar partnerja e tij, Kiara Tito.
Sa mirë bëri që u rikthye. Se i binte mos ta shikoja 1 muaj e gjysmë, është shumë. Tani i bie dy javë dhe e di që është e lumtur. E di që e ka unazën në gisht, e di se po pret edhe ajo. Tokë e zënë, tani është duke dalë thashë e ta ketë me vete, tokë private, ruhet nga shteti”, tha Luiz Ejlli.

Ndërkohë, ditën e djeshme në një bisedë me finalistët,  Luizi ka kujtuar Armaldon.

"Nuk ia fal Armaldos që kur iku tha dua veç Oltën dhe Kiarën. Nuk ia harroj kurrë. Nuk ishte gjest…"-u shpreh Luizi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

big brother vip

Lini një Përgjigje