TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Korrik 2024, 11:27

Opinioniste në Big Brother, krah Arbër Hajdarit? Ja si përgjigjet Beniada Nishani

Shkruar nga Pamfleti

Opinioniste në Big Brother, krah Arbër Hajdarit? Ja si përgjigjet

Beniada Nishani, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel.

E pyetur nëse do të jetë opinioniste krah Arbër Hajdarit në edicionin e 4 të BBV, ajo tha ‘pse jo?’.

Beniada u shpreh se i kanë pëlqyer opinionistët e këtij viti dhe se është e vështirë që të arrihet në këtë nivel.

E teksa ‘zëri i së vërtetës’ tha se ishte ‘gënjeshtër’, Nishani shtoi se e kishte fjalën ‘për në të ardhmen, pas 3-4 vitesh’.

Alesia Bami: A është e vërtetë që kur thua alfabetin shqip, shkronjën ‘b’ e kalon pa e thënë?

Beniada Nishani: Po e vërtetë, e kaloj

Alesia Bami: Ka zëra që thonë se ti do të jesh opinionistja krah Arbër Hajdarit në “Big Brother VIP 4”

Beniada Nishani: A sa bukur, më pëlqen ky zëri, pse jo. Edhe pse më kanë pëlqyer shumë opinionistët këtë vit. Është shumë e vështirë të arrish në këtë nivel, po pse jo, një ditë mund të jetë diçka shumë e bukur

Zëri i së vërtetës: Gënjeshtër

Beniada Nishani: Thashë në një të ardhme, pas 3-4 vitesh, të përmirësoj pak edhe disa gjëra.

Beniada vendosi që të hidhte poshtë aludimet se është në një lidhje dashurie.

“A është e vërtetë që të ka rrëmbyer zemrën një djalë misterioz?”, ishte një nga pyetjet që Alesia i bëri Beniadës.

Kjo e fundit shprehet se nuk është e dashuruar, por i bën thirrje djalit misterioz që të shfaqet dhe t’i sjellë trëndafila të kuq.

“Nëse është një djalë misterioz t’i bëjmë një thirrje këtij djalit të shfaqet dhe të më dërgojë trëndafila të kuq, se mund ta pranoj pse jo”, tha Nishani.

Ndërsa e pyetur “nëse familja po i kërkon që të bëhet me fëmijë sa më shpejt”, Beniada shprehet se ‘babai nuk e ngacmon shumë, ndërsa mami i thotë që ta mendojë’.

beniada nishani opinioniste bbv4

Lini një Përgjigje