TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Shtator 2023, 12:51

Olti Curri në rolin e opinionistit të ‘Love Island Albania’: Është standard për vajzat e Shqipërisë që të lidhen me drejtora banke dhe të bëjnë seks me badigardin

Shkruar nga Pamfleti

Olti Curri në rolin e opinionistit të ‘Love Island

Love Island Albania ka gjetur një mënyrë që të bëhet një emision i shikueshëm. Përsa i përket transmetimit të përditshëm, duhet thënë që formati +18 ka zgjedhur orarin më të gabuar për t’u transmetuar, ku fëmijët janë para ekranit.

Përsa i përket Prime-it, është parë e udhës që të ketë edhe dy opinionistë dhe ata janë Olti Curri e Dalina Buzi: I pari i njohur për batutat fantastike dhe e dyta e njohur për ndezje situatash.

Të pyetur në lidhje me çiftet që janë krijuar paraprakisht në vilën e dashurisë ata u shprehën:

Dalina: Çiftet e para u formuan nga pamja fizike.

Olti: Është standard për vajzat e Shqipërisë që të lidhen me drejtora banke dhe të bëjnë seks me badigardin.

Fraza bëri që studio të shpërthente në të qeshura, ndërkohë që Luana Vjollca përpiqej t’i ‘vinte fre’ gjuhës së Oltit, por ‘dëmi ishte bërë’.

Në fund të fundit, për atë format emisioni ishte një frazë ‘brenda etike’. /Pamfleti

olt curri badigardi seks

Lini një Përgjigje