
Big Brother Kosova Vip 3 nisi përgatitjet dhe duket se pjesmarrësit janë ‘kopsitur’ kohë më parë.
“Pamfleti” shkroi më herët për ekipin realizues të Big Brother Vip Kosova, ku produksioni do ishte në dorën e Ben Blushit dhe Olsa Muhametit.
Faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova ka bërë me dije se Olsa Muhameti do të jetë producentja ekzekutive e këtij edicioni.
“Bëhuni gati për një aventurë televizive që do të tejkalojë çdo pritshmëri!”, shkruan postimi të cilin e ka shpërndarë edhe vetë Olsa duke i falenderuar për besimin.
Kujtojmë se në bisedime, për të prezantuar shfaqjen reality ishte edhe Arbana Osmani, por kjo e fundit nuk denjoi të paraqitej vetë në takim dhe çoi bashkëshortin. Marrëveshja nuk u arrit dhe prezantimi i mbeti sërish Jonida Vokshit dhe Alaudin Hamitit.

Lini një Përgjigje