TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Prill 2023, 10:32

Sulmohet me armë shtëpia e Xhesika Berberit në Amerikë, modelja: U tremba!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmohet me armë shtëpia e Xhesika Berberit në Amerikë,

Një e papritur i ka ndodhur modeles me origjinë shqiptare, Xhesika Berberit në shtëpinë e saj në New York.

Me anë të një videoje të ndarë në Instagram, ajo ka treguar se dikush ka qëlluar me armë në ndërtesën ku ajo jeton. Këtë rrëfim modelja e bëri nga dollapi i saj i rrobave ku ishte fshehur, pasi deri në ato momente që fliste agresori ndodhej akoma në ndërtesë.

Më pas me anë të një tjetër postimi, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurtë dhe se policia e kishte nxjerrë nga ndërtesa. Ajo gjithashtu falenderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të.

Kujtojmë që Xhesika për publikun u bë e njohur qysh në moshën 14-vjeçare dhe qysh atëherë pozoi para aparatit të fotografit të njohur shqiptar. Prej vitesh ajo ushtron këtë profesion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sulmohet me armë shtëpia e Xhesika Berberit në Amerikë,

shba modele sulmi me arme

Lini një Përgjigje