
Pas vrullit dhe punës së gjatë për projektin e saj më të ri “Love Island Albania”, Luana Vjollca duket se ka kursyer pak kohë për të festuar ditëlindjen e saj.
Moderatorja ka mbledhur miqtë, familjarët dhe stafin e saj në bregdetin e Dhërmiut, për të darkuar së bashku e për të gëzuar ditën e lindjes, duke qenë se gjendet aty për të regjistruar ‘Love Island’
E mbushur plot me dashuri, urime të ëmbla, bashkë me tortën e personalizuar për të tërësisht rozë, Luana duket se po shijon çdo sekondë, teksa pret me padurim nisjen e projektit inovator në Shqipëri, që pritet të krijojë bujë në audiencën shqiptare.

Lini një Përgjigje