
Pentagoni ka hapur një faqe interneti të re e cila synon të ndajë informacione të deklasifikuara rreth fenomeneve ajrore të paidentifikuara, ose siç quhen ndryshe UFO-t.
Kjo faqe interneti konsiderohet një 'stop shop' për regjistrimet dhe videot e disponueshme publikisht në lidhje me alienët apo krijesave të tjera të paidentifikuara. Aktualisht ajo përmban video, përshkrime dhe shpjegime të vlerësimeve nga Zyra e Zgjidhjes së Anomalive në të Gjithë Domenet, me më shumë përmbajtje që pritet të shtohen në të ardhmen.
Për më tepër, ka plane për të lejuar punonjësit e qeverisë dhe publikun të paraqesin raporte në lidhje me pamjet e UFO-ve përmes faqes së internetit.
Së fundmi, një tjetër video është bërë virale, teksa është publikuar në website. Videoja është publikuar në fillim të këtij viti, respektivisht Janar 2023, ndërkohë që mund të shikohet me sy të lirë objekti hapësinor.
Lini një Përgjigje