
‘Love Island Albania’ ka zbuluar konkurrentin e dytë pjesmarrës. Padiskutim që ka pasur kuriozitet të madh nga publiku për protagonistët e programit, por më i veçanti është pikërisht Aleksandros. Dhe për këtë ka një arsye.
Personazhi në fjalë vjen me një eksperiencë ndryshe nga “Ishullorët” e tjerë për shkak që ka marrë pjesë në “Love Island Greece”, ku arriti që të shkonte deri në natën finale.
Nuk ka gjetur dashurinë në Greqi, por vjen në kërkim të saj në “Love Island Albania”. Bukuroshi dëshiron që ta përjetojë dhe njëherë eksperiencën e “Love Island”, por kësaj radhe në atdhe. Ai është i njohur dhe në rrjetet sociale ku numëron mbi 43 mijë ndjekës. Aleksandros vjen në “Love Island Albania” me synime të qarta, për t’u dashuruar dhe për të fituar.

Lini një Përgjigje