Mëngjesi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” nisi me tension dhe ironi, teksa një debat mes Rogertit dhe Mateos u shndërrua në shkëmbim thumbash ndaj Luizit.
Gjatë bisedës, Luizi ndërhyri duke komentuar se kolegu i Mateos ende nuk ishte zgjuar, çka solli reagime të drejtpërdrejta nga ky i fundit. Mateo e zhvendosi menjëherë diskutimin te rrugëtimi i Luizit në lojë, duke e vënë në shënjestër për historinë e dashurisë dhe episodin e sëmundjes së përmendur më herët.
“Nuk ke histori dashurie këtë vit në Big Brother”, i tha Mateo. Luizi iu përgjigj shkurt, duke kundërshtuar pretendimin: “Ja ku jemi unë dhe Tani”.
Ironia vijoi kur Mateo e pyeti drejtpërdrejt: “Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?”. Luizi, pa ngritur tonin, u përgjigj: “Po”, duke mbyllur shkëmbimin me qetësi.
Pjesë nga biseda:
Mateo: Më bëhet qejfi që ta ka fut fort Tani dje.
Rogerti: A të pëlqeu? Si ma ka futur?
Mateo: Ti duhet ta kuptosh që servili bën ça i thua ti, po servili nuk ka mend.
Rogerti: E vërtetë, aty jam me ty, të ul kapelen. Ai është ku fryn era, e kam thënë. Dhe e dinë shumë mirë se si ndihem për të, aq.
Mateo: Tani i ka ra flladi andej nga Luizi.
Rogerti: Nuk kam punë me të, edhe badigardi me byrek në dorë te puna, po për momentin është pa punë.
Luizi: Nuk i është çuar kolegu akoma.
Rogerti: Po i vjen, e di kush është?
Mateo: Për histori dashurie në Big Brother kemi Luizin. Po nuk ke histori dashurie këtë vit.
Luizi: Urdhëro?
Mateo: Nuk ke histori dashurie këtë vit.
Luizi: Kush e tha, ja ku jemi unë e Tani.
Mateo: Po sëmundje do shpikësh ndonjë tjetër?
Luizi: Po.
Mateo: Na thuaj të vijmë.
Rogerti: Atë që e ke, e ke, të paktën na e thuaj, që të vijmë me të pa me orar, njeri me të rënë kokës e tjetri me të fërkuar. E ke aty. I fërkon këmbët Tani mirë, mi ka fërkuar dhe mua.
Shkëmbimi i fjalëve shtoi tensionin mes banorëve dhe e ktheu mëngjesin në një tjetër episod përplasjesh verbale brenda shtëpisë.
Lini një Përgjigje