TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Gusht 2024, 07:40

Nuk fshihen më, Adrola Dushi poston për herë të parë foto me Capital T

Shkruar nga Pamfleti

Nuk fshihen më, Adrola Dushi poston për herë të parë

Modelja e njohur Adrola Dushi e ka pranuar lidhjen me artistin Capital T. Mbrëmjen e djeshme Adrola publikuar një foto me reperin Capital T.

“Time Capsule, nuk zhgënjen asnjëherë”, shkruan ajo krah fotove që të shkrepura nga koncerti që mbajti këngëtari një ditë më parë në Tiranë.

Nuk fshihen më, Adrola Dushi poston për herë të parë

Kujtojmë se prej shumë kohësh është përfolur për një romancë të mundshme midis Adrola Dushit dhe Capital T, por megjithatë dyshja nuk e ka konfirmuar asnjëherë zyrtarisht.

Të vetmet ‘dedikime’ që i kanë bërë njëri-tjetrit publikisht janë ato që kanë thënë në disa intervista televizive ku këngëtari e ka quajtur Adrolën si një nga femrat më të bukura shqiptare, ndërsa Adrola ka deklaruar se është e dashuruar me mashkullin më të bukur shqiptar.

Pas kësaj fotoje, ne presim tashmë foto dhe video të tjera nga çifti!

Lini një Përgjigje