
Banori i “Big Brother Vip Kosova3”, Mevlan Shaba, në një bisedë me banorët ka paralajmëruar se nuk do të mund ta mbajë veten, duke nënkuptuar se do dhunojë njërin prej tyre, konkretisht Besforin.
“Po më tha ndonjë gjë, do i bie. Nuk e duroj dot më, si mund të provokojë njeriu në atë lloj mënyre?!. Të shajnë profesionin, vetëm shajnë, ‘më vjen me vjell’ më thotë, kur këndon ti. Unë s’i kam fol atij nëse di apo jo të aktrojë. Nuk më intereson se çfarë bën.
Ose e bën kastile, ose e shtyn dikush tjetër, nuk e di”– thotë Mevlani.
Ai këtë e tha gjatë një bisede me banorët e tjerë dhe fjalën si duket e kishte për Besforin.
Ky i fundit iu drejtua Mevlanit duke i thënë:
“Nuk çuditna me ty, çuditem me ata që të kanë pa”.
Lini një Përgjigje