
Gjykata e Tiranës ka caktuar 6 muaj urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë. Pasi pa aktet e ekspertizës, gjykata vendosi të lërë në fuqi urdhrin e mbrojtjes për secilin.
Ata duhet të qëndrojnë në 5 metra distancë me njëri-tjetrin. Sipas vendimit, Princi Leka mund t’i afrohet rezidencës mbretërore vetëm kur të takojë të bijën në praninë e dados dhe në këtë moment Elia Zaharia nuk duhet të jetë e pranishme në godinë.
Pasi u depozituan aktet e ekspertizës, gjykata u bind se të dy kishin shenja dhune. Gjykata e la në rezidencë Elian duke patur parasysh interesin më të lartë të fëmijës.
Sipas vendimit, Leka i Dyte Zogu ka të drejtë të takojë dhe të qëndrojë me vajzën nga dita e hënë deri të premten nga ora 16.00 deri në orën 18.00 dhe ditën e shtunë dhe të diele nga ora 11.00 deri në orën 13.00, në praninë e dados.
“Urdhërohet menjëherë i padituri Leka i Dyte Zogu të mos cenojë, ngacmojë, kërcënojë paditësen Elia Zogu. Urdhërohet menjëherë i padituri Leka i Dyte Zogu të mos i afrohet paditëses Elia Zogu, përtej një distance prej 5 m. Urdhërohet menjëherë i padituri Leka i Dyte Zogu të mos qëndrojë në banesën ku jeton paditësja Elia Zogu, e cila ndodhet në adresën Rr. Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tirane, me përjashtim të rasteve kur ka oraret e takimit me fëmijën e mitur Geraldina Zogu.
Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos kryejë ose të mos kërcënoje se do të kryejë vepër dhune në familje ndaj paditësit Leka i Dytë Zogu. Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos cenojë, ngacmojë, kërcënojë paditësin Leka i Dyte Zogu. Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos i afrohet paditësit, banesës ku jeton paditësi Leka i Dyte Zogu, vendit të punës së paditësit apo vendeve që frekuenton paditësi Leka i Dyte Zogu përtej një distance prej 5 m”, thuhet në vendim.
Lini një Përgjigje