TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Gusht 2023, 16:04

Nuk do të jetë në koncertin e Noizyt, Luiz Ejlli tregon arsyen

Shkruar nga Pamfleti

Nuk do të jetë në koncertin e Noizyt, Luiz Ejlli tregon arsyen

Luiz Ejlli ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në koncertit e Noizyt në 4 gusht. Ejlli, përmes një videoje, ka sqaruar se për shkak të angazhimeve, e ka të pamundur të marrë pjesë në “Alpha Shoë”, por i uron suksese mikut të tij Rigels Rajkut (i njohur me emrin e artit si Noizy).

Po lexoja nëpër portale, pse nuk është Luizi te koncerti i Noizyt. Përgjigja është se unë kam shumë koncerte, shumë aktivitete, e kam agjendën shumë të ngarkuar. Si unë, ka edhe shumë kolegë të tjerë, të cilët nuk janë. Unë i uroj me shpirt dhe me zemër Noizyt dh etë gjithë artistëve që do të jenë aty që koncerti të shkojë sa më mirë, të ketë sa më shumë sukses, të ketë sa më shumë audiencë. Të shkëlqejë si di ai. Do të takohemi me Noizyn, me të gjithë, këtu do jemi. Do të punojmë bashkë, do të rrimë bashkë, pa merak”-është shprehur ai.

Kështu, fituesi i “Big Brother VIP” shuan zërat se mes tij dhe Noizyt nuk ka më raport miqësor.

 

 

luiz ejlli noizy

Lini një Përgjigje