
Mozzik është aktualisht ‘ish-i toksik’ më i komentuar në mediat sociale.
Reperi theu rrjetin me ngacmimet e tij lidhur me romancën e re të Loredanës me futbollistin Karim Adeyemi. Mozzik postoi disa foto e video në mediat sociale i veshur me fanellën e Borussia Dortmund duke u tallur se do i bashkohet skuadrës gjermane.
Thënë kjo, Karim luan si sulmues për "Borussia Dortmund", që është skuandra kundërshtare më e madhe e Bayern në Bundesliga. Sezonin e kaluar dy skuadrat luftuan kokë më kokë me njëra-tjetrën për titullin kampion. Dhe ishte Bayern ai që triumfoi ditën e fundit të kampionatit me një pikë diferencë.
Sigurisht postimi i Mozzik ka marrë një lumë komentesh me fansat që janë treguar të vëmendshëm dhe nuk u ka munguar ky detaj.
Çfarë ka ndodhur tani, është se në një koncert të fundit të Mozzik disa fansa i kanë shkruar atij një mesazh që lidhet me Karimin. Në fakt një ofendim. “Fuck Adeyemi” –shkruan disa çuna në telefonin e tyre që e drejtuan më pas nga Mozzik i cili po performonte në skenë. Reperi e pa mesazhin dhe nisi të qeshte, pa bërë reagime të tjera.
Lini një Përgjigje