Mes Blerinës dhe Bujakës janë regjistruar tensione të forta gjatë kësaj jave, ndërsa debatet mes tyre janë shoqëruar me ofendime dhe tone të ashpra.
Sipas Bujakës, sjellja e Blerinës lidhet me faktin se ajo ndodhet në nominim dhe po kërkon konflikt. Megjithatë, fermerja ka deklaruar se përplasjet mes tyre kanë nisur që në fillim të spektaklit.
“Nëse do ishte për nominim, unë do kisha patur debate me të gjithë shtëpinë. Me Bujarin kam pasur debate që në datën 1. Ai më ka përmendur profesionin dhe njerëzit që kam punuar. Për mua, kulmi ka qenë tek Agai kur ka marrë mikrofonin dhe ka lëshuar gazra dhe është e pafalshme. Më vonë më ka ardhur te guzhina, ka tentuar të më intimidonte”, tha Blerina.
Nga ana tjetër, Bujaka reagoi duke thënë se edhe ai është ndjerë i provokuar nga sjellja e saj, sidomos në momentet kur nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Nëse flasim për edukatë, kur një njeri është sëmurë dhe do të ulet, kjo fillon me tonalitetet e veta. Ato gazrat, unë i kam lëshuar me qëllim sepse kjo nuk ndalonte kur unë isha sëmurë. Njeriu mund të kërkoj falje dhe të kërkojë të diskutojë. Unë kam kërkuar të diskutojmë. Kjo ka thënë mos ma përmend emrin. Gjëja e dytë i ka dhëmbur loja që kam bërë me Fabjolën. Unë me këtë njeri nuk do kem kontakt as brenda as jashtë”, tha Bujaka.
Lini një Përgjigje