
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i refuzuan vizën reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy.
Edhe pse është rreshtuar pranë socialistëve, duket se po ndjek strategjinë e Berishës. Pas shpalljes “non grata” dhe lajmërimit për anulimin e koncerit të SHBA, Noizy ka sulmuar Ambasadën e SHBA.
Njësoj si ish-kryeministri Berisha i shpallur "non grata" nga SHBA dhe Britania ka sulmuar shpesh herë ambasadat përkatëse.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka reaguar sërish duke treguar se viza amerikane i është revokuar si pasojë e arrestimit të tij disa muaj më parë, pas një sherri të dhunshëm ndaj Tiktok-erit Medi Isenit.
Noizy tashmë nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të sulmojë Ambasadën pas prishjes së planet për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.
“U kërkoj falje të gjitha fansave të mi në SHBA. Nuk mund të vij kësaj here. Ambasada amerikane po ma vështirëson këtë. Nuk e kuptoj, por çka është. Mendoj se është për shkak se u arrestova muajin e kaluar, më kanë revokuar vizën amerikane”, shkruan reperi në postimin e tij në Instagram.

Arrestimi i Noizy-t ndodhi në Shëngjin pas një urdhri të autoriteteve kosovare, si pasojë e një incidenti në një klub nate në Pejë. Reperi më pas u ekstradua në Kosovë, ku kaloi disa ditë në paraburgim, ndërsa Gjykata e Durrësit e liroi pas ofrimit të një garancie prej 50 mijë eurosh.
Lini një Përgjigje