TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Gusht 2024, 21:00

“Noizy më dha 40 mijë euro t'i nxjerr në pritë Clevion", rrëfehet Medi Iseni: Më futën njerëz të tërheq denoncimet!

Shkruar nga Pamfleti

“Noizy më dha 40 mijë euro t'i nxjerr në pritë

Medi Iseni, personazhi i njohur në TikTok, në një intervistë për Top Channel ka treguar gjithë ç’ka ka  ndodhur në klubin e natës në Pejë, ku është dhunuar brutalisht, së bashku me kunatin e tij.

Iseni thotë për Top Channel se ka qenë Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ai që i ka kërkuar që të shkojë në klubin ku do të përforconte Rigels Rajku, i njohur si Noizy, për të sheshuar konfliktet që kanë pasur më herët mes tyre.

Kujtojmë se një natë më parë, për këtë ngjarje, Rigels Rajku dhe Dj Bahtjar Bajraktari, janë arrestuar në Shëngjin dhe pritet që të ekstradohen drejt Kosovës, ndërsa në kërkim është shpallur edhe Stresi.

Sipas Medi Isenit, ka qenë Stresi ai që ka thurur planin për ta dhunuar, ndërsa deklaron se Noizy e ka grushtuar disa herë, pasi ishte dhunuar më parë nga grupi i tij. Sipas tij, Stresi nuk e ka dhunuar, por ka “e ka nxjerrë në pritë”.

Ndër të tjera ai ka treguar se konflikti me Noizyn ka nisur disa muaj më parë në Zvicër, ku përmend edhe Kleviol Ahmetajn, për të cilin thotë se njerëz të Noizyt i kanë ofruar para që ai ta nxirrte në pritë tek ta.

Si ka nisur konflikti me Noizyn?

Iseni: Kur ka qenë Klevio në Zvicër, para 6 muajsh, ka ardhur policia dhe më ka thënë që mos ‘tentoni t’i bëni ndonjë gjë Noizyt’, unë u kam thënë se ‘s’kam punë me të’… vetëm se Klevio ishte në Zvicër dhe fliste për gjonat e veta. Pas dy tre ditësh më kanë ofru 30-40 mijë euro, dhe e rrisnin çmimin, që t’u nxirrja Klevion në pritë, por unë kurrë nuk e kam bërë. Shokë të Noizyt më kanë ofru lekë, Noizy ka nis servilat për me më dhënë lekë. Këta janë mësuar për të nxjerrë njerëzit në pritë. Ata flasin për drejtësi kur këta të dy, Stresi dhe Noizy, më parë janë sharë, e tani bëhen shokë./TCH

Lini një Përgjigje