
Djemtë e Britney Spears , Sean Preston dhe Jaden James nuk mbajnë mëri ndaj gjyshit për atë që i bëri nënës së tyre.
Avokati i babait të tyre, Kevin Federline, bëri deklarata për Page Six dhe iu drejtua marrëdhënies së dy djemve me gjyshin e tyre, pas asaj që ka ndodhur me Britney Spears.
“Djemve u mungon gjyshi i tyre. Ata e kanë falur atë”, tha MacVenchan Kaplan. Edhe pse në gusht 2019, Jamie Spears u akuzua për një përleshje fizike me nipin e tij, Sean Preston i cili ishte vetëm 13 vjeç, dy djemtë duket se kanë zgjedhur t’i lënë të gjitha këto në të kaluarën.
Britney Spears’ sons have ‘forgiven’ grandfather Jamie for actions that led to restraining order: They ‘miss’ him https://t.co/I3RFPwaZ2s pic.twitter.com/dYHowMHmM5
— Page Six (@PageSix) August 6, 2024
Lini një Përgjigje