TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Prill 2024, 17:12

"Një zemër vetëm për dy fëmijët e mi, s'ka vend për të tjerët", pas Besit edhe Xhensila konfirmon ndarjen (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

"Një zemër vetëm për dy fëmijët e mi,

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media, ndërsa pak kohë më parë u konfirmua nga vetë Besi. 

Dy ditë më parë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj festoi 31-vjetorin e lindjes. Me këtë rast ajo organizoi një festë të madhe, duke e shijuar në maksimum me shoqërinë por nuk munguan as dy fëmijët e saj të vegjël.

Këngëtarja publikoi disa foto me Ajkën dhe Amen, mirëpo ajo që ra më shumë në sy nga postimi ishte përshkrimi që kishte vendosur.

“Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme për ta! #mëshumës’kavend. Ps. Faleminderit për çdo urim të përzemërt që më keni dërguar”, shkruan Xhensila.

Ky përshkrim i saj nga ana e ndjekësve është konsideruar si një konfirmim ndarjeje nga aktori Bes Kallaku.

Kujtojmë që Xhensila së bashku me babain e dy fëmijëve të saj janë ndarë pak kohë më parë, ku kjo krisje në marrëdhënien e tyre është pranuar nga vetë Bes Kallaku në ‘Ferma VIP’.

"Një zemër vetëm për dy fëmijët e mi,

xhensila besi ndarje

Lini një Përgjigje