TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Tetor 2024, 13:24

Një vit nga vdekja e Matthew Perry, shtëpia e yllit të Friends shitet për 8 milionë e gjysmë dollarë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Një vit nga vdekja e Matthew Perry, shtëpia e yllit të Friends

Shtëpia e Matthew Perry në Los Angeles, ku ai u gjet i vdekur, u shit për 8.5 milionë dollarë.

Ylli i “Friends”, i cili ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare më 28 tetor të vitit 2023, bleu shtëpinë me katër dhoma gjumi në Pacific Palisades në 2020 për 6 milionë dollarë, duke iu nënshtruar një rinovimi masiv.

Pronarja e re e pronës është Anita Verma-Lallian, një investitore e pasurive të paluajtshme dhe producente filmash nga Arizona.

Kujtojmë që vdekja e Matthew Perry nxiti një hetim shtatë-mujor nga autoritetet e Los Anxhelosit, të cilat zbuluan se aktori po trajtohej me ketaminë për të trajtuar depresionin dhe ankthin.

Megjithatë, ishin dozat shtesë të pambikëqyrura që shkaktuan vdekjen e tij. Mjekët janë akuzuar në lidhje me rastin, ku njëri prej tyre ka pranuar edhe fajësinë.

Një vit nga vdekja e Matthew Perry, shtëpia e yllit të FriendsNjë vit nga vdekja e Matthew Perry, shtëpia e yllit të FriendsNjë vit nga vdekja e Matthew Perry, shtëpia e yllit të FriendsNjë vit nga vdekja e Matthew Perry, shtëpia e yllit të FriendsNjë vit nga vdekja e Matthew Perry, shtëpia e yllit të FriendsNjë vit nga vdekja e Matthew Perry, shtëpia e yllit të Friends

matthew perry shtepia shitje

Lini një Përgjigje