TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Mars 2025, 11:58

“Një televotim mund të sjellë 200 mijë euro fitim: Olsa Muhameti rrëfen sekretet: Atilla nuk e ka dhunuar Drenushën

Shkruar nga Pamfleti

“Një televotim mund të sjellë 200 mijë euro fitim:

Olsa Muhameti, autorja e Big Brother VIP Kosova, ka folur së fundmi në një intervistë për ngjarjet që ndodhen brenda shtëpisë pas hyrjes së Atilla Kardesh.

Pasi aso kohe qarkulluan lajme se ai akuzohej për dhunë në familje nga ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi.

Më tej Olsa sqaroi se kishte parë dokumentet ligjore dhe sipas saj, ligjërisht Atilla nuk e kishte dhunuar Drenushën. Autorja tha se për sa kohë që Drenusha nuk kishte kërkuar largimin e Atillës nga reality show, të gjitha palët ishin dakord me pjesëmarrjen e tij.

“U shqetësova, por nuk kisha frikë sepse nuk ishte e vërtetë ajo që po thuhej. Pra unë pashë dokumentet ligjore, ligjërisht Atilla nuk e kishte dhunuar Drenushën. Në momentin që Drenusha nuk e kërkonte largimin e Atillës, të gjitha palët ishim shumë okej.”-tha ajo.

Gjithashtu, ajo tregon se sa para fiton produksioni nga sms dhe votat e publikut.

“Një televotim i fortë, jo finalja, por një përballje e rëndësishme brenda lojës mund të sjellë deri në 150,000€ – 200,000€ vetëm nga SMS-të e votuesve” deklaroi Olsa Muhameti.

atilla olsa muhameti

Lini një Përgjigje