
Ish-autorja e ‘Përputhen’ dhe autorja e Big Brother Kosova, Olsa Muhameti, ishte e ftuar në “Natën me Aulonën”, ku ndër të tjera ka folur edhe për Gjestin.
Olsës mesa duket ‘i shpëton goja’ dhe thotë vazhdimisht frazën: “ne e nxorrëm Gjestin”
Pastaj shpjegon se e ka nxjerrë publiku. Megjithatë gjatë kohës që flet për banorët ajo nuk referohet si një eleminim i konkurentëve në bazë të votave por nga produksioni.
Ndërkohë, teksa moderatorja e ka pyetur për lojën që po bën Gjesti në Shqipëri, Olsa thotë se s’po luan dhe se fansat e tij janë vetëm disa adoleshentë.
Ti nuk e shikon fitues?
Olsa: Topit i ka rënë një ‘gjys bombe’ në dorë. E para Gjestin duhet ta nxjerrin medeomos fitues. Nëse unë do të isha në produksion të më kishte rënë Gjesti kështu tani, unë do e nxirrja Gjestin medeomos fitues, sepse kam publikun e Kosovës, sepse kam Gjestin që mund t’i kem bërë kontratë tëtë… , por kuptoj që Gjesti nuk mund ta fitojë këtë BBV për shumë arsye. Pastaj shoh personazhet e tjerë, po hajde mo, po e bëj një sy qorr e po ia jap Gjestit. Kur shoh personazhet e tjerë them ‘si mund ta fitojë Gjesti krahasim me këtë?’. Kjo është llogjika që bën produksioni.
Lini një Përgjigje