
Polemikat që shpërthyen kur Egli Tako u rikthye në shtëpinë e Big Brother-it duket se kanë përfshirë edhe familjarët e Gjestit. Në një postim të gjatë, të hedhur në Instastory, ata shkruajnë se personazhet e rikthyer në shtëpi, po përpiqen ta rrëzojnë, duke nënkuptuar Eglin dhe Jozin, i cili ishte ‘armik’ me Gjestin që në nisje të eksperiencës televizive.
Në një postim të bërë së fundmi në rrjet, në një shkrim të gjatë, familjarët e Gjestit shkruajnë se personazhet e rikthyer në shtëpi po përpiqen ta rrëzojnë atë.
Siç dhe është vënë re, pas rikthimit të saj në këtë fromat, Egli ka ndryshuar totalisht sjellje kundrejt Gjestit, duke e bërë këtë të fundit konfuz në lidhje me informacionet që ajo mund të ketë marrë jashtë shtëpisë.
“I mbyllur për më shumë se 150 ditë, pa qasje në botën e jashtme, pa e shijuar luksin e thashethemeve apo gjykimin e turmës, pa e ditur çfarë mendon bota, që nuk ndjen as duartrokitjet e atyre që e duan, por e as “përbuzjen” e atyre qa nuk e duan por sërish e ndjekin në çdo lëvizje tijën.
I vijnë njerëz që kanë pasur fatin të dalin jashtë, të mbushen me informacione të freskëta e t’ia servirin ato të përzgjedhurat për ta thyer, për ta rrëzuar, duke e nxitur të dyshoje te vetja dhe të humbasë busullën e lojës. E megjithatë, ka ende fuqinë ta shndërroje gjithë këtë presion në burim force të pashterrshme.
Nëse ka një fitore që është më e veshtira në të gjitha historitë e Big Brother-ave, është kjo. Jo një fitore që vjen gjithmonë me brohoritje, por ajo që vjen pasi ke kaluar nëpër humnerë, kur gjithçka ka punuar kundër teje, pa asnjë dritare të hapur, pa asnjë dorë të shtrirë por vetëm me një shpirt që refuzoi të mposhtet. Kjo është nje fitore që nuk kuptohet nga të gjithë, por peshon më rëndë se çdo gjë tjetër.”, përfundon postimi.
Lini një Përgjigje