
Ikona e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe festoi datëlindjen e saj. Por ky përvjetor nuk ishte aspak i zakonshëm për të, pasi mbush plot 50 vite jetë. Në profilin e saj të Instagramit ajo koleksionoi një tufë urimesh nga miqtë dhe dashamirësit, ndërkohë që kishte ‘dy fjalë për veten’:
“50 vjeç sot!
Një gjysmë shekulli!
Duket si shumë kur e thua me shekuj por duket pak kur e thua me vite.
Ndihem plot, plot bekime.
Zemrën plot me dy fëmijë që më ndryshuan gjithë kuptimin e jetës, me familjen që aq shumë e dua.
Me miq që më janë gjendur në shumë etapa të jetës.
E bekuar me dashurinë e madhe që më keni dhënë e më jepni çdo ditë ju, ju dashamirës e mbështetës të karrierës që ndërtova në bazë të një dhurate që më fali Zoti.
50 vite plot ulje e ngritje ...por te mbushura me jetë, me frymë , me dashuri.
JETA është e shtrenjtë ndaj jam e lumtur që frymoj.

Lini një Përgjigje