TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Tetor 2024, 15:52

Big Brother Vip? Sinan Hoxha: Po u fut Artjola Toska, do dal pa të mbathura në mes të sheshit

Shkruar nga Pamfleti

Big Brother Vip? Sinan Hoxha: Po u fut Artjola Toska, do dal pa të mbathura

Sinan Hoxhës iu ofrua të ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, por ai refuzoi. Kjo iu bë në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e ‘telefonatës kurth’.

Kësaj oferte, ai iu përgjigj:

“Është e pamundur për një mijë e një arsye. Unë e kam axhendën premte, shtunë, diel. Iki në Amerikë një muaj. Iki në Australi. Super plot”

E si për t’ia mbushur mendjen, atij iu tha se edhe këngëtarja e mirënjohur, Artjola Toska, ka pranuar për të qenë pjesë. Përgjigja e tij ishte epike dhe e gjithë studio shpërtheu në të qeshura.

Sinani: Artjola Toska është në Big Brother?

Edea: Po!

Sinani: Dëgjo, nëse Artjola Toska është në Big Brother, unë do dal pa brekë në sheshin Skënderbej.

Edea: Vërtetë?

Sinani: Po, një muaj për ju.

sinan hoxha artjola toska mbathje

Lini një Përgjigje