TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Tetor 2024, 19:44

Dhunuan modelen Klea Prenga, dorëzohen në polici dy motrat Berisha!

Shkruar nga Pamfleti

Dhunuan modelen Klea Prenga, dorëzohen në polici dy motrat Berisha!

Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet. 

Pas gati 2 muajsh në kërkim, janë dorëzuar në polici dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha të cilat dhunuan në muajin gusht modelen Klea Prenga.

"Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:
Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore" ndaj shtetases A. B", njofton policia. 

Ngjarja u shënua më 6 gusht në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë, ndërsa 24-vjeçarja Klea Prenga e bëri denoncimin dy ditë më pas. Në një postim të saj në Instagram ajo akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, se janë autore të dhunës fizike të saj duke i thyer një shishe në fytyrë.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berishaj ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet. Fillimisht u dyshua se ato ishin larguar nga Shqipëria për në Dubai.

Si ndodhi ngjarja?

Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Në videon e bërë publike pak ditë pas ngjarjes shihet e gjithë skena e dhunës. Në një moment dy motrat Berisha, të veshura sportive dhe me kapele për të mos zbuluar fytyrën, zbresin shkallët dhe hyjnë në lokalin ku ishte Klea Prenga

Mariela Berisha është e para që shkon drejt tavolinës ku ndodhet Klea dhe më pas e ndjek dhe Antonela. Dy motrat dhunojnë Prengën, ndërkohë që klientë të lokalit ndërhyjnë për t’i ndarë.

Në një çast duket Antonela, që edhe pasi e largojnë merr një send nga një tavolinë dhe tenton të godasë Klean, por e ndalon motra, Mariela.

Kujtojmë se Antonela u bë e njohur nga dy show televizivë në të cilat ka marrë pjesë, 'Përputhen' dhe 'Big Brother Vip'. Edhe pse në kërkim nga policia, në disa raste ajo ka publikuar foto në Instagramin e biznesit të saj, duke reklamuar veshje.

Lini një Përgjigje