TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Prill 2024, 11:38

Niko Komani flet pas largimit nga “Ferma Vip”: Me Albanon kujtoja se do zihesha, por gjeta një vëlla

Shkruar nga Pamfleti

Niko Komani flet pas largimit nga “Ferma Vip”: Me Albanon kujtoja se

Niko pas largimit ka rrëfyer eksperiencën e tij në “Ferma VIP”.

Fermeri u shfaq në studio me qenushen e tij. Ndër miqësitë e krijuara në fermë, Niko renditi Marianën, Albanon, Robertin dhe Buçkon.

“Personi i parë që takova është qenushi im. Sa dola nga ferma thashë: ku jam, nuk po e kuptoja. Jam dobësuar se është një stres, se nuk di ta shpjegoj. Si sfidat, mbyllja, njerëzit që jo me të gjithë shkon mirë, malli për të afërmit. Gjeta një vëlla që është Albano. Nuk e besoja, sepse mendoja se ishte person i parë që do zihesha. Me Robertin, Marianën, Buçkon për çudi jam afruar shumë. Në momentin që ka qenë pak i dobët Buçko e kam këshilluar, i thoja që të ndjej si vëlla të vogël. Është super djalë. I përkisja shumë jetës së fshatit”, u shpreh Niko.

niko komani ferma vip albano bogdo

Lini një Përgjigje