TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Gusht 2023, 20:16

“Ngjarja e djeshme më la në shok”, Fifi zbulon se do të performonte te lokali ku vdiq 17-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

“Ngjarja e djeshme më la në shok”, Fifi zbulon se do

Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ishte këngëtarja e cila do duhej të performonte mbrëmjen e kaluar në “Orange Club” në Sarandë, por fatkeqësia që ndodhi bëri që të anulohej koncerti.

Fifi ka reaguar lidhur me tragjedinë duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe duke thënë se kjo ngjarje e la në shok.

”Ngushëllime Familjes Delilaj. Ngjarja e djeshme më la në shok,” shkruan Fifi në “instastory”.

Kujtojmë se Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange”.

Lini një Përgjigje