TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Shkurt 2026, 11:56

Nga qëndrimi falas, te mashtrimi për t'u bërë pronar; si një burrë u hoq 6 vite si 'kapo' i hotelit në New York me vetëm 200 dollarë

Shkruar nga Pamfleti
Nga qëndrimi falas, te mashtrimi për t'u bërë pronar;
Hoteli në New York

Një burrë që qëndroi falas në hotelin ikonik New Yorker për vite me radhë është deklaruar fajtor për mashtrim pasi u përpoq të zotëronte të gjithë ndërtesën duke përdorur dokumente të falsifikuara.

E gjitha filloi në vitin 2018, kur Mickey Barretto pagoi 200 dollarë për të qëndruar në hotelin historik New Yorker në Manhattan vetëm për një natë. Pas qëndrimit të tij , ai kërkoi një marrëveshje zyrtare qiraje, duke përfituar nga një ligj i vjetër i New Yorkut që zbatohet për ndërtesat e ndërtuara para vitit 1969.

Kur hoteli refuzoi, çështja shkoi në gjykatë. Meqenëse avokatët e hotelit nuk u paraqitën në një seancë të rëndësishme dëgjimore, gjykatësi i dha atij të drejtën të qëndronte në dhomë. Kështu, Barreto mundi të qëndronte atje për vite me radhë pa paguar asnjë qindarkë.

Nga qiramarrës në pronar

Por Barreto nuk u ndal me kaq. Ai paraqiti dokumente të rreme pranë autoriteteve të qytetit, duke pretenduar se i gjithë hoteli (i cili i përket një organizate fetare) i ishte transferuar atij dhe tani i përket ligjërisht atij!

Pasi i mbaroi punët me dokumentet, filloi të sillej si shef. U përpoq të mblidhte qira nga klientët e tjerë dhe më pas kërkoi që banka t’i jepte akses në llogaritë e hotelit.

Fundi i mashtrimit erdhi 6 vjet më vonë

Aktivitetet e tij pushuan në vitin 2024 (6 vjet më vonë, po!), kur autoritetet e larguan nga ndërtesa dhe e akuzuan për mashtrim. Fillimisht ai u konsiderua i papërshtatshëm për t'u gjykuar dhe iu desh t'i nënshtrohej trajtimit psikiatrik.

Ai përfundimisht u deklarua fajtor. Dënimi i tij ishte gjashtë muaj burg (të cilin e ka vuajtur tashmë) dhe pesë vjet lirim me kusht. Ai deri vonë pohoi se nuk kishte ndërmend të vidhte askënd, por besonte se meqenëse dhoma ishte pronar i tij, e gjithë ndërtesa i përkiste atij. 

new york mashtrimi per tu bere pronar

Lini një Përgjigje