
Platforma e Wimbledon ishte e mbushur me yje të dielën pasdite për finalen e madhe të tenisit mes serbit Novak Gjokovic dhe spanjollit Carlos Alcaraz.
View this post on Instagram
Fitues pas gati 5 orësh ndeshje epike doli 20-vjeçari Carlos Alcaraz, i cili u duartrokit nga publiku, pasi mposhti (sipas titujve të fituar) Novak Gjokovic .
Ndër personazhet e famshëm që ishin në Londër për të ndjekur këtë ndeshje të bujshme ishin Brad Pitt dhe Hugh Jackman me bashkëshorten e tij. “ Jam shumë i emocionuar që jam këtu për të duartrokitur Novak Gjokoviçin ”, ka shkruar ylli i Hollivudit, pak para finales.
Beyond excited to be here to cheer on @DjokerNole!!! @Wimbledon Let’s goooooo. pic.twitter.com/ZrXmMJ7xUd
— Hugh Jackman (@RealHughJackman) July 16, 2023

Daniel Craig dhe gruaja e tij, Rachel Weisz , si dhe tenisti Andy Murray , ishin gjithashtu në qendër të fushës .
Daniel Craig me gruan e tij, Rachel Weisz

Kamera pa edhe Ariana Grande me Andrew Garfield dhe aktorin Tom Hiddleston .
View this post on Instagram
Finalja emocionuese e Wimbledon kishte të pranishëm Princin e Uellsit William, i cili e ndoqi ndeshjen me bashkëshorten e tij, princeshën Kate dhe dy fëmijët e tyre më të mëdhenj, George dhe Charlotte, në galerinë mbretërore.

Aty ishte edhe mbreti i Spanjës Felipe, i cili duartrokiti fitoren e madhe të tenistit spanjoll, që u bë fituesi i parë i Grand Slam-it. /Protothema

Lini një Përgjigje