TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Dhjetor 2023, 11:12

Në lidhje me ish-bashkëshorten e manjatit rus, oligarku paralajmëron Tom Cruise: Mbaji sytë dhe portofolin hapur

Shkruar nga Pamfleti

Në lidhje me ish-bashkëshorten e manjatit rus, oligarku

Një oligark rus, ish-gruaja e të cilit është parë kohët e fundit me Tom Cruise, paralajmëroi yllin e njohur se duhet të jetë i përgatitur për të dhe ta mbajë portofolin hapur, sepse ajo ka shije tepër të shtrenjta dhe luksoze.

Aktori 61 vjeçar u fotografua me bukuroshen 36 vjeçare Elsina Khayrova në një festë në Mayfair dhe miqtë shtojnë se dyshja prej kohësh tashmë janë të pandashëm.

Por, ish-bashkëshorti i Khayrova, Dmitry Tsetkov, paralajmëroi Cruise se gruaja në fjalë është e vështirë për t’u kënaqur dhe pretendon se ai shpenzoi 10 milionë paund për rroba dhe 2 milionë të tjera për çanta gjatë martesës së tyre të trazuar 11-vjeçare.

Duke folur ekskluzivisht për MailOnline nga rezidenca e tij në Surrey, manjati Tsetkov tha: “Pavarësisht se më kë ajo është, Tom Cruise apo dikush tjetër, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se asaj i pëlqejnë gjërat e bukura dhe ka shije të shtrenjtë dhe luksoze. Tom duhet t’i mbajë sytë dhe portofolin hapur’.

tom cruise manjati rus paralajmërim nga mjekët: mos gaboni të p

Lini një Përgjigje