TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Dhjetor 2023, 09:53

Festivali në RTSH do sjellë në Shqipëri Umberto Tozzi-n, vizita e dytë e këngëtarit italian

Shkruar nga Pamfleti

Festivali në RTSH do sjellë në Shqipëri Umberto Tozzi-n,

Edhe pak ditë na ndajnë nga edicioni i 62-të i Festivalit të Fundvitit në RTSH.

Artistët po bëjnë provat e fundvit, para se të ngjiten për të kënduar live në skenën e Pallatit të Kongreseve, ku duket se në fokus këtë edicion është pikërisht zëri dhe jo performanca.

E përpos artistëve në garë, Pallati i Kongreseve do të presë edhe shumë këngëtarë të njohur të ftuar specialë në këtë festival.

Mësohet se natën e parë në Festivalin e Fundvitit do të performojë artisti i njohur italian Umberto Tozzi.

Ai është mjaft i njohur edhe për publikun shqiptar për këngët e tij, ikonike “Gloria” apo “Ti Amo”.

Kjo është hera e dytë që këngëtari i famshëm italian po viziton Shqipërinë. Herën e parë ai ishte i ftuar special në Miss Shqipëria 2001.

 

umberto tozzi festivali i rtsh

Lini një Përgjigje