
Ndërkohë që Foltorja premton të ‘djegë’ vendin pse Berisha nuk po bën ‘hajër’, andej nga PS-ja ka nisur me kohë fushata. Meqë gjë në terezi nuk kanë dhe nuk mund t’i shesin gjë këtij mileti, të paktën ia shtrojnë me këngë, valle e lavde për figurat politike që janë në pozitë.
Në redaksinë e ‘Pamfleti’ mbërriti një video, ku një grup polifonik këndon për udhëheqjen në Tepelenë dhe udhëheqja përbëhet nga Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Elisa Spiropali.
Shumë e famshme për lavdërimet që i bënte Edi Ramës, duke e cilësuar si Skënderbeu, Elisa duket se ka krijuar reputacionin e vet në radhët e popullit artdashës. Aq sa në këngën e grupit polifonik nuk u përmend më Skënderbeu por Mamica:
“Ngjan shqiponja që çan malin me Elisa Spiropalin”, ishte fraza që na vrau veshin. Mesa duket, Mamica po ia kalon Skenderbeut, pavarësisht se ky i fundi bën ‘dirigjentin’ para liderëve europianë në takimin e Këshillit të Europës. /Pamfleti
Lini një Përgjigje