
Lajmi për largimin e Bieta Sulos nga TCH, me perspektivën për të qenë autore programi dhe prezantuese në RTSH nisi të përhapej që në prillin që lamë pas.
Por, këtë javë ‘mori një hov’ të ri dhe mediat rozë u morën ‘gjerë e gjatë’ me këtë thashethem. Vetë protagonistja doli dje në emisionin e pasdites dhe tha që nuk ka ndërmend të lëvizë nga Topi, e madje do të vijë këtë shtator me një skenografi të re. Sigurisht nuk la pa përmendur edhe faktin se ajo është një figurë e lindur dhe formuar në këtë televizion, ndaj largimin e ka disi të vështirë, për të mos thënë ‘të pamundur’.
Por, ja që ‘fjala ka këmbë’ dhe më shpejt se kudo, vjen tek ‘Pamfleti’….
Burime shumë pranë moderatores na bënë me dije se e gjithë ‘zallamahia’ për shpërngulje është ‘fabrikuar’ në familjen Dudushi. Duke ndjerë ‘rrezikun’ e Rozanës, e cila tani pret shpërblimin për faktin se nuk mori dot fitoren në Big Brother (shpulla e Jozit bëri automatikisht fitues Gjestin), Bieta luajti me blofin.
Si një lojtare shumë e mirë Pokeri, moderatorja përhapi anë e kënd lajmin për largimin e saj nga Topi dhe marrjen në dorë të një emisioni në RTSH, ku përveç moderatore do kishte edhe rolin e autores së programit. Jo vetëm kaq, Bieta hapi fjalë se do të merrte me vete edhe shumë bashkëpunëtorë të saj dhe punonjës që vlejnë në Top.
Mesa duket, kjo shërbeu si ‘pikë kthese’ në marrëdhëniet mes familjes Hoxha dhe Bietës, të cilët vendosën që ta mbajnë figurën e tyre brenda familjes mediatike, duke i ofruar diçka tjetër Rozanës.
Gjithsesi, kjo dinakëri është për t’u vlerësuar. Më mirë të dish, se të kesh! /Pamfleti
Lini një Përgjigje