TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Korrik 2025, 09:05

“Isha mirë si këngëtar”, Klajdi Musabelliu: Politika më ktheu në emigrant

Shkruar nga Pamfleti

“Isha mirë si këngëtar”, Klajdi Musabelliu: Politika

Klajdi Musabelliu ishte i ftuar në  “Natën me Aulonën”, ku përveç eksperiencës në Big Brother VIP dhe karrierës në muzikës ka folur edhe për përfshirjen në politikë.

Aulona e pyet se pse u mor me politikë dhe pse doli nga përfshirja në Partinë Socialiste për Integrim.

“Jam marrë 13 vjet me politikë.”- tha këngëtari.

 Aulona Musta:  Pse dole nga politika? Je marrë me LSI-në.

 Klajdi Musabelliu: Po me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ky ka qenë edhe një ndër gabimet që unë kam bërë në jetën time. Më ka kushtuar artistikisht. Sepse u përzie gjëja. Nuk e di si ndodhi që u përzie kjo gjëja. Pra zëri me figurën. Kalova nga këngëtar në emigrant, po nuk ka problem. Ishte një gabim që unë e di sa më ka kushtuar po nuk ka problem. Tashmë iku, ishte një eksperiencë.

 

klajdi musabelliu politika emigrant

Lini një Përgjigje