
Këngëtarja e njohur Britney Spears dhe ish-bashkëshorti i saj Sam Asghari disa javë më parë i dhanë fund romancës së tyre 6-vjeçare.
29-vjeçari ka zhvilluar një intervistë së fundmi ku ka folur për ndarjen nga këngëtarja, teksa ka theksuar edhe vështirësitë e tij në karrierë që nga përfundimi i marrëdhënies.
Ai tha se ndarja ka ndikuar edhe në marrëdhënien e tij profesionale, teksa shtoi se tani fokusi i tij është vetëm puna.
“Nuk jemi këtu për të folur për jetën time personale. Ne jemi këtu për të rritur ndërgjegjësimin për vëllezërit dhe motrat e mia që punojnë shumë. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet shumë shpejt, kështu që të gjithë të mund t’i rikthehemi asaj që na pëlqen të bëjmë më shumë dhe të frymëzojmë njerëzit.”
Sam kohët e fundit është futur në botën e artit, ndërsa së fundmi ai vuri në dukje se ndarja me Spears ka ndikuar edhe në profesionin e tij duke përmendur kështu lidhjen me aktorin e njohur Leonardo DiCaprio.
Lini një Përgjigje